Lënia e fëmijëve për një kohë të gjatë para celularëve, krijon mundësi që ai të bëhet indiferent e jo ndërveprues me të tjerët, duke shkaktuar autizmin virtual.

Migena Kurushi, terapiste e fëmijëve me nevoja të veçanta, ngriti shqetësimin e zhvillimit të sjelljeve shqetësuese tek fëmijët si pasojë e neglizhencës së të rriturve.

E ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Kurushi sqaron më hollësi çfarë është autizmi virtual dhe u ndal tek një manual ndihmës për prindërit që të mos e lënë fëmijën e tyre të bjerë në grackën e çrregullimeve të sjelljes.

Kurushi këshillon “ndërtimin e kujtesës’ përmes realizimit të një biblioteke, ku fëmijët marrin pjesë në grupimin e librave sipas gjinisë së tyre letrare, gjë që ndikon në orientimin me të mirë të vegjëlve.

Më tej ajo i jep rëndësi kujtimeve që prindërit kanë për të kur ka qenë i sapolindur, duke e ndihmuar në krijimin e “përrallës” së vet si edhe impenjimin me qëndistari, kjo vepron mirë në rritjen e përqendrimit si edhe puna me motorikën fine.

Në manualin më 12 strategji pune, Kurushi veçon dhe shoqërimin e fëmijëve për të parë fizikisht vendbanimin e tyre, duke e ndihmuar në një orientim më qartë në hapësirë.

Ajo bëri thirrje për më shumë përkushtim, për një shëndet mendor të fortë të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: