TIRANË- Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen në një aksident mëngjesin e sotëm në Kamëz. Rreth orës 08:30, policia është lajmëruar në Numrin e Emergjencave 112, se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobuz linje ka aksidentuar një këmbësore.

aksident Kamez

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.

Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje. Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: