SHBA – Autobusi i zi i presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është quajtur nga mediat amerikane “Ground Force One”, ky emër kujton aeroplanin “Air Force One”. Nuk është si gjithë autobusët e tjerë.

Automjeti i blinduar, gati 14 metër i gjatë është i pajisur me teknologjinë më të fundit të komunikimit. Është urdhëruar (dizajnuar) nga Shërbimet Sekrete në qershor të vitit 2011 për presidentin dhe familjen e tij, në mënyrë që të udhëtojnë të sigurt në rrugët e Amerikës.

Sipas “Reuters”, ky autobus ka kushtuar 1 100 000 dollarë. Nuk ka fotografi nga ambienti i brendshëm, por thuhet se është i pajisur me kinema, dysh, suitë. Të gjitha janë prej lëkure.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb