TIRANË

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, ku drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerë të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb