Aksidentohet autobusi i linjës së Tiranës së re në kryeqytet. Ngjarja u regjistrua tek ish-stacioni i Trenit.

Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb