Kualifikueset e Champions League kanë dhuruar edhe sot një tjetër natë emocionuese teksa janë mësuar edhe ekipet që kompletojnë sfidat në Play- Off.

Crvena Zvezda që eleminoi Tiranën nuk e ka ndihmuar fati edhe një herë, teksa në Qipro janë eleminuar prej penalltive. 1-1 përfundoi sfida në Nikozia, teksa prej penalltive Omonia u tregua e saktë kurse serbët gabuan dy herë.

Nga ana tjetër Ferencvaros eleminoi Dinamo Zagrebin me protagonist absolut sulmuesin shqiptar, Myrto Uzunin që shënoi fillimisht një autogol, dhe më pas golin e kualifikimit. Maccabi Tel Aviv i është falur një penalltie për të kaluar me fitore minimale Dynamo Brest.

Karabaku ka humbur me penallti ndaj Moldes teksa sfida në 120 minuta përfundoi me rrjeta të paprekura. Ndërkohë danezët e Midtjylland kanë bindur ndaj Young Boys nga Zvicra teksa fituan pastër 3-0.

Tashmë janë kompletuar edhe çiftet e Play- Off që do të çojnë skuadrat në grupet e Champions League.

PËRBALLJET NË PLAY-OFF

Krasnodar- PAOK      

Slavia Praha-Midtjylland        

Maccabi Tel Aviv-Salzburg   

Gent-Dynamo Kyiv    

Olympiakos Piraeus-Omonia Nicosia          

Molde-Ferencvaros   

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb