“Ishte një ndeshje me një intensitet të jashtëzakonshëm, dhamë gjithçka, nga minuta e parë deri tek e fundit, por një autogol vendosi ndeshjen. Nuk mund ti kërkojnë më shumë lojtarëve të mi, ata luftuan shumë. Në 30 metrat e fundit mund të bënim diçka më shumë”.

Me këto fjalë, Joachim Loew nisi konferencën për shtyp pas humbjes kundër Francës duke u ndalur më pas tek ideja që ai kishte për të përballuar Francën:

“U përpoqëm të luanim në krahë dhe të fitonim duele, ky ishte plani jonë i lojës. Kimmich dhe Gosnes dhanë shumë në fazën mbrojtëse. Ok humbëm, po jemi të zhgënjyer, por duhet të shohim përpara, janë edhe dy ndeshje të tjera deri në përfundim të fazës së grupeve”, theksoi Loew.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb