Franca e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Gjermanisë, ndeshje e vlefshme për Frupin F të Euro 2020. Franca duhet të falënderojë Mat Hummels.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmund devijoi në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befasoi Manuel Neuer. Gjermania e Loë tronditet që në start, teksa gabimi i mbrojtësit veteran kushton jo pak.

Mbappe pati një rast të artë më parë, por priti portieri Neuer. Toni Kroos shpërdoroi dy goditje dënimi për Gjermaninë, ndërsa Franca është e rrezikshme në kundërsulm sa herë del para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb