Parlamenti Evropian ka miratuar planet për instalimin e një sistem emergjence në të gjitha automjetet duke filluar nga 31 mars 2018. Sistemi, i quajtur eCall, kontakton automatikisht shërbimet e emergjencave gjatë një aksidenti të ndodhur me makinë, nëpërmjet disa sensorëve të vendosura në automjet.

Sistemi eCall mundëson një lidhje audio me operatorët e emergjencës dhe transmeton automatikisht të dhëna, duke përfshirë tipin e makinës, vendndodhjen dhe kohën e aksidentit. Pasagjerët dhe dëshmitarët okularë mund të aktivizojnë gjithashtu sistemin eCall duke shtypur një buton në makinë, raporton ‘krokodili’.

Sistemi eCall do të jetë një shërbim publik falas për të gjithë shtetasit. Qëllimi i këtij sistemi është të reduktojë vdekjet e shkaktuara nga aksidentet në rrugët e Evropës me 10% duke shpëtuar kështu 2500 jetë në vit. Instalimi i sistemit eCall do t’u kushtojë kompanive që merren me prodhimin e makinave 100 euro për makinë.

eCall pritet të reduktojë kohën e përgjigjes së emergjencave me 40% në zonat rurale dhe me 50% në qytet, dhe shpresohet që ky sistem të shpëtojë më shumë se 2500 jetë çdo vit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: