Një tjetër gazetare ka humbur jetën gjatë sulmit mbi një automjet të medias, ku mbeti i vrarë fotoreporteri i Fox News Pierre Zakrzewski dhe u plagos gazetari Benjamin Hall.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, gjithashtu u vra në incident. Fox nuk e ka konfirmuar ende se Kuvshynova po punonte me ekipin e Fox.

Sulmi ndaj mjetit të tyre ndodhi në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë. Ndërkohë, gazetari Benjamin Hall mbetet në spital në Ukrainë. “Mjekëve iu desh të amputonin një pjesë të këmbës së tij”, tha Gerashchenko.

Lajmi për vdekjen e Zakrzewski dhe Kuvshynova,vjen disa ditë pasi Brent Renaud, një gazetar amerikan i vlerësuar me disa çmime, u vra në qytetin ukrainas të Irpin.

Një gazetar tjetër, Juan Arredondo, u plagos gjithashtu në Ukrainë të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb