TROPOJA

Një automjet tip ”Volkswagen” ka humbur kontrollin ën aksin Fierzë-Tropojë dhe ka përplasur një kamion.

Shoferi 34-vjeçari i mjetit ka rënë në prangat e Policisë ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar pasagjeria B.P.

Ajo është transportuar fillimisht në spitalin e Tropojës dhe më pas për mjekim në Kukës.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Tropojë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin B. GJ, 34 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Fierzë-Tropojë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin tip Kamion, me drejtues shtetasin G. P., banues në Lekbibaj.
Për pasojë ka pësuar dëmtime pasagjeria shtetësia B. P., banuese në Lekbibaj, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Kukësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb