Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se gjatë ditës së sotme nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA, Jean Todt u mbajt takimi zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona.

Sipas Ballës, automotoparku i parë shqiptar është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA. Nën patronazhin e veçantë të Presidentit të FIA Jean Todt, sot mbajtëm takimin zyrtar prezantues me pjesëmarrjen e drejtuesve te DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Adam Baker, Stuart Robertson, Paul Rea, Tim Malyon, Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja.

AUTO MOTO PARK ELBASAN ?? është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit në Shqipëri.
Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit?sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!

#AutoMotoPark #FIA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb