Dy ditë pasi një 45-vjeçar me kombësi shqiptare u gjet i vdekur pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit Agios Athanasios të Selanikut, publikohen detaje të reja për ngjarjen.

Deri më tani rezultonte se shqiptari kishte gjetur vdekjen pasi ishte goditur nga i biri, por autopsia ka lehtësuar pozitat e 20-vjeçarit, siç bëjnë me dije mediat greke.

Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr mes tyre. Babai i ishte turrur i pari dhe djali më pas i ka kthyer dorën.

Por për mjekun ligjor që bëri autopsinë goditjet nuk e justifikojnë vdekjen. Sipas tij, 45-vjeçari ka ndërruar jetë pasi i ka pushuar zemra.

Të mërkurën 20-vjeçari do shfaqet para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb