Një 27-vjeçar shqiptar, pa rezidencë është arrestuar nga autoritetet italiane. Për karabinierët shqiptari ka marrë pjesë në 7 vjedhje banesash.

Ai u arrestua në përfundim të hetimeve të kryera nga karabinierët e Norma Osimo. Akuza është “bashkëpunëtor në vjedhje të rënda, në banesë”.

Hetimi, i cili zgjati shtatë muaj dhe filloi nga një vjedhje në Sirolo (u vodh edhe një pistoletë), lejoi hetuesit të rindërtonin mënyrën si vepronte shqiptari në provincën e Pavias, Emilia Romagna dhe Marche. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij vepronin si vëzhgues, ai hynte në shtëpi për t’i pastruar nga paratë, ari dhe orët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb