Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut, ndërsa në pranga ka rënë një person dhe u shpall një tjetër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasi me inicialet E. U., 35 vjeç, banues në Elbasan si dhe u shpall në kërkim 32-vjeçari me inicialet D. K., banues në Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq në Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht:

Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb