SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë do të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë këtë javë, ka konfirmuar presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Varshavë ditën e sotme.

Ai deklaroi se shkaktarët e luftës do të përballen me përgjegjësitë e tyre, ndërsa paralajmëroi se do të presë çdo vend anëtar të NATO-s në një samit në SHBA vitin e ardhshëm.

Biden deklaroi më tej se angazhimi i SHBA-së ndaj NATO-s është i fortë dhe se një sulm ndaj një vendi anëtar është një sulm ndaj të gjithë vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: