SHKODER- Policia e Shkodrës zbardh skemën e atentatit që iu bë pak orë më parë boksierit të njohur shkodran, 18 herë kampion i Shqipërisë, Nelson Hysa.

Në momentin që ai do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen “Qemal Stafa” në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me armë zjarri pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjeherë.

Menjëherë pas plagosjes, rreth orës 14.30 boksieri 32-vjeçar u transportua në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Kampioni i Shqipërisë për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri pistoletë. Në Shkodër janë ngritur disa pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
(m.a/BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: