Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Siç ka mësuar KOHA përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, Granit Plava, ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes tyre. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë. Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me grabitje.

Më herët gjatë ditës së sotme babai i Naim Murselit , Shaban Murseli në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24 të moderatores Evis Ahmeti tha se gjendja e të birit ishte e rëndë dhe se ky i fundit është larguar nga makina për të shpëtuar fëmijët.

371048935 566215142348259 3135042897806504772 N
Autori i dyshuar Granit Plava

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb