Autori i sulmit të sotëm në xhaminë “Dine Hoxha” tek “Rruga e Kavajës” rezulton me precedentë penalë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se 34-vjeçari Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve.

Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32- vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori u shpall në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb