BRITANI E MADHE

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Londrën Jugore, ku kanë marrë plagë 3 persona.

Agjencia e lajmeve Amaq ka deklaruar se sulmi është kryer nga një luftëtar i ISIS, i identifikuar si Sudesh Amman. Ky i fundti u qëllua për vdekje nga policia, pasi ka vjedhur në një dyqan dhe ka therrur kalimtarët, shkruajnë mediat angleze.

Terroristi i dyshuar 20 vjeç kishte admiruar ISIS-in, kishte simpati edhe për Al Kaedën, ndërsa kishte nxitur të dashurën drejt vrasjes së prindërve të saj. Amman ishte burgosur për posedimin dhe shpërndarje të dokumenteve terroriste në dhjetor të vitit 2018, ndërsa ishte liruar nga burgu para disa ditëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb