LEZHA

Policia është e gjitha në këmbë për të kapur autorin e vrasjes së policit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se postblloke janë ngritur pranë Urës së Gjoles, Mbikalimi i Kasharit dhe aksin Tiranë-Lezhë.

Policia kontrollon çdo automjet dhe pasagjer duke u kërkuar mjete identifikimi.

Ditën e sotme gjatë një kontrolli për kanabis në Kune-Vain, 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi mbi mjetin e Policisë duke vrarë efektivin Saimir Hoxha. Ai më pas u largua me automjet tip “Volkswagen” ndërkohë Policia i është vënë nga pas.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb