TIRANË- Pronari i një servisi makinash në Vaun e Dejës, shumë pranë hidrocentralit është plagosur me armë zjarri sot në mesditë nga një person ende i paidentifikuar. Sipas dëshmive të para mësohet se një person ka hyrë në servis dhe ka goditur vëllain dhe një punonjës të dyqanit.

Më pas autori ka ngritur armën dhe ka qëlluar 43-vjeçarin Ermir Simoni. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe për momentin sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore. Ndërkaq mësohet se është identifikuar edhe autori por emri i tij nuk bëhet i ditur.

Informacion Paraprak
Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës.
Menjëherë janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shtetasi E. S. ndodhet nw Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb