CEKI- Një shtetas rus është arrestuar në Republikën Çeke nën dyshimet se udhëheq një grup të organizuar kriminal.

Policia çeke ka thënë të premten se shtetasi rus, i lindur në Gjeorgji më 1963, është arrestuar më 16 shkurt. Zëdhënësi i policisë çeke, Pavel Hanak, ka thënë se një shoqërues i tij, shtetas armen, i lindur më 1983, është arrestuar po ashtu, shkruan rel.

Dy personat deri më tash janë akuzuar për zhvatje. Në deklaratën e policisë thuhet se grupi i organizuar kriminal përfshin shtetas armenë, gjeorgjianë, rusë dhe ukrainas.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: