Autoritetet ekuadoriane kanë identifikuar 34 nga 68 të burgosurit e vrarë në përleshjet e dhunshme në burgun Litoral, burgu kryesor në qytetin e Guayaquil, njoftoi Sekretariati i Përgjithshëm i Komunikimit për Presidencën.

Eshtrat e tyre do t’u dorëzohen familjeve të viktimave në orët e ardhshme, ndërsa autoritetet vazhdojnë punën për identifikimin e të vdekurve të tjerë.

Revolta, e cila la të plagosur gjithashtu 25 të burgosur, ndodhi të premten në mbrëmje dhe të shtunën dhe i është atribuar luftimeve për pushtet midis bandave të lidhura me trafikun e drogës.

Policia Kombëtare vendosi 900 trupa brenda dhe përreth burgut për të rivendosur rendin dhe për të frenuar dhunën.

Presidenti ekuadorian Guillermo Lasso mblodhi një “kabinet krize” të shtunën dhe u takua me një ekip ndërkombëtar këshillues dhe përfaqësues nga shoqëria civile për të analizuar incidentin.

Më 29 shtator, burgu Litoral ishte skena e një revolte tjetër që la të vdekur 118 të burgosur në masakrën më të madhe të burgjeve në historinë e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb