Autoritetet në Kinë janë në gatishmëri, kjo pasi 15 elefantë kanë mësyrë në qytete dhe po i shkatërrojnë ato.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një futë elefantësh që janë ‘arratisur’ nga rezervati i qytetit Pu-er dhe kanë hyrë në qytetin Kunming. Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihen se si elefantët futen në qytete dhe nisë të shkatërrojnë, ambientet e saj.

Madje, në një moment ata kalojnë në autostradë, të tej mbushur me makina, e nisin të ecin sikurse janë duke shëtitur mes bimësisë së botës së egër.

Autoritetet po tentojnë të ndalojnë hyrjen e tyre në qytete me anë të barrierave apo kamionëve të parkuar si dhe duke i joshur me ushqim për t’i larguar përsëri drejt maleve.

Në Kunming janë përgatitur 10 ton ushqim elefanti, duke përfshirë misër dhe ananas, por prej rrugës së gjatë që kafshët gjigande kanë përshkuar, ka pak gjasa që ata të kthehen në habitatin e tyre fillestar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: