Autoritetet e sigurisë së SHBA dhe Evropës, kanë arrestuar rreth 150 pasona, si dhe kanë sekuestruar më shumë se 31 mln dollar n një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë të lidhura me një hetim 10-mujor nga policia federale amerikane dhe Europol në Evropë. Prokurorët pretendojnë se të pandehurit janë përgjegjës për dhjetëra mijëra shitje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Zvicër.

Departamenti i Drejtësisë thotë se hetuesit sekuestruan më shumë se 31.6 milionë dollarë para të gatshme, valutë virtuale dhe 45 armë.

Hetuesit gjetën gjithashtu sasi të mëdha droge ilegale, duke përfshirë droga të falsifikuara dhe pilula opiate, së bashku me 152 kilogramë amfetamina, 21 kilogramë kokainë dhe 32.5 kilogramë MDMA, sipas prokurorëve.

Mes të arrestuarve janë 65 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 në Gjermani, 24 në Britani, katër në Itali, katër në Holandë, tre në Francë dhe një në Bullgari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb