Autoritetet Palestineze vendosën të dielën një ndalim dy-javor për të gjitha lëvizjet jo thelbësore për të frenuar përhapjen e COVID-19, pasi numri i rasteve të konfirmuara në Bregun Perëndimor arriti në 57.

“Njerëzit do të duhet të vëzhgojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpitë e tyre që nga ora 10:00”, thuhet në një deklaratë të bërë nga agjensia zyrtare e lajmeve WAFA.

Kufizimet e shpallura nga kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh përjashtojnë “ata që punojnë në qendra të kujdesit shëndetësor, furra buke, farmaci dhe dyqane ushqimore”.

“Banorët e fshatrave dhe kampeve të refugjatëve nuk do t’u lejohen të udhëtojnë në qendrat e qytetit,” tha ai.

Në Ramallah të dielën, pasi u njoftuan masat e reja, supermarketet kishin radhë të gjata me njerëzit që blenin pjesën më të madhe të mallrave, tha një gazetar i AFP.

Dyqanet më të vogla pritet të mbyllen natën e së dielës për të paktën dy javë.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në Luftën Gjashtë-ditore të vitit 1967 dhe ushtron kontroll të plotë mbi hyrjen në territor.

Rreth 400,000 izraelitë jetojnë në vendbanime në Bregun Perëndimor, komunitete të konsideruara të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Mijëra palestinezë janë të punësuar në to dhe Izraeli tha javën e kaluar se ata punëtorë do të lejoheshin të hynin dhe të largoheshin çdo ditë.

Por Shtayyeh e ndryshoi atë politikë, duke thënë se “punëtorët në vendbanimet izraelite nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë atje gjatë periudhës së emergjencës.”

Autoriteti Palestinez kishte paralajmëruar më parë për një numër të madh të rasteve të prekur me koronavirus në vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka konfirmuar 945 raste të COVID-19.

Kufizimet e shtrënguara të Bregut Perëndimor erdhën pasi dy rastet e para të koronavirusit të ri u konfirmuan në Gaza, të qeverisur nga grupi palestinez Hamas.

 

(A.Ago//BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb