Ministria e Punëve të Brendshme në Republikat e vetëshpallura të rajonit të Donetskut, raportohet se po bën përpjekje për të dëgjuar në vijën e parë të frontit studentët e Akademisë Ushtarake.

Në një postim në Twitter, Nexta raporton se studentët synohet të dërgohen në luftë pa asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa autoritetet janë përballur me refuzimin dhe protestën e prindërve të tyre, të cilët përpiqen të marrin informacion për të ardhmen e fëmijëve.

“Studentët e të ashtuquajturës ‘Akademia e Ministrisë së Punëve të Brendshme të #DPR’ do të dërgojnë në front. Raportohet se duan të dërgojnë studentë në vijën e parë pa ofruar asnjë dokument. Prindërit po protestojnë dhe po përpiqen të marrin informacion për të ardhmen e fëmijëve”, raportoi Nexta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb