Aktivistja e të drejtave të njeriut në Krime dhe infermierja Iryna Danylovich, u zhduk duke u kthyer nga puna në shtëpi në gadishullin e aneksuar nga Rusia më shumë se një javë më parë. Ajo nuk është parë që atëherë.

Danylovich besohet të jetë arrestuar nga autoritetet ruse, por ata kanë refuzuar të thonë nëse, ku apo nga kush mbahet ajo.

“Ne supozojmë se ajo është ende në burg”, tha avokati i Danylovich, Aider Azamatov, për CNN.
Nëpërmjet punës së saj si gazetare qytetare, Danylovich ka ekspozuar probleme në sistemin e kujdesit shëndetësor të Krimesë, përfshirë reagimin e saj ndaj pandemisë së koronavirusit. Ajo ka shkruar për një numër mediash ukrainase dhe ka publikuar gjetjet e saj në Facebook.

Babai i Danylovich, Bronislav i tha faqes së lajmeve Krym.Realii, një degë e Radio Liberty, se vajza e tij planifikoi të merrte transportin publik në shtëpi në mëngjesin e 29 prillit, pasi mbaroi turnin e saj në një institucion mjekësor në Koktebel, në Krimenë juglindore.

Azamatov tha se infermierja nuk i përgjigjej telefonit të saj në atë moment. Azamatov, familja e Danylovich dhe disa organizata të të drejtave të njeriut e kanë kërkuar atë në qendrat e paraburgimit në qytete të shumta në Krime që nga zhdukja e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb