SUEDI

Një punëtor i një kompanie teknologjike në Suedi është arrestuar nën dyshimin se ka spiunuar për Rusinë.

Personi i cili nuk është identifikuar është arrestuar këtë të martë në Stokholm, kanë njoftuar zyrtarët, shkruan BBC. Shefi i Inteligjencës, Daniel Stenling ka thënë se besojnë se i dyshuari ishte rekrutuar nga një oficer rus i inteligjencës por që ishte paraqitur si diplomat.

I dyshuari ishte duke kryer “detyra të njohura si një lloj inteligjencë që i ishte kërkuar nga fuqitë e jashtme” thuhet në njoftimin e shërbimeve të sigurisë. Dyshohet se aktiviteti i tij ka vazhduar nga viti 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: