Rrjeti social Twitter është bllokuar nga disa shërbime të internetit në të gjithë Turqinë pas tërmeteve vdekjeprurëse që kanë vrarë më shumë se 9500 njerëz.

Dy tërmetet, i pari me magnitudë 7.8 dhe i dyti 7.5, goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje të hënën, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë të plagosur dhe të zhdukur dhe ende ka lëkundje të përditshme duke shkaktuar shkatërrimin e shtëpive të mijëra familjeve.

Grupi i monitorimit të internetit NetBlocks tha të mërkurën se Twitter ishte bllokuar në disa rrjete në të gjithë Turqinë, teksa kjo masë ishte aplikuar nga ofruesit kryesorë të internetit në vend.

Kjo masë ka ardhur pasi autoritetet kanë ngritur shqetësime për dezinformimin në internet, megjithëse nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar. Alp Toker, drejtori i NetBlocks, tha se natyra e koordinuar e kufizimit tregoi se ka të ngjarë të ishte rezultat i një urdhri qeveritar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: