Autoritetet turke kanë ndaluar 16 persona në zonat juglindore të Turqisë të banuara nga kurdët, pas dyshimeve për lidhje me terrorizëm, ka njoftuar zyra e guverantorit lokal të enjten, transmeton Reuters.

Një burim i sigurisë ka thënë se në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona me kombësi franceze.
Të 16-të personat janë ndaluar pas operacioneve kundër “militantëve” të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në juglindje të provincës Sirnak, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate.

Zyra e guvernatorit nuk ka dhënë detaje për nacionalitetin e tyre.
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka zhvilluar kryengritje kundër shtetit për tri dekada dhe është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, shkruan rel.

Më shumë se 40,000 persona, shumica kurdë, kanë vdekur prej kur ka nisur konflikti në juglindje të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb