TURQI- Autoritetet turke kanë konfirmuar sot rrëzimin e një avioni të paidentifikuar në territorin e Turqisë, pranë kufirit sirian. Ka qenë ushtria turke që e ka bërë të ditur lajmin në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se mjeti ajror ishte pa pilot.

“Sot, një automjet ajror i paidentifikuar u zbulua brenda hapësirës tonë ajrore në kufirin sirian, dhe kur ai ka vazhduar lëvizjen pavarësisht se është paralajmëruar tri herë, aeroplanët tanë në mision patrullimi në kufi e kanë qëlluar”, thuhet në deklaratën e postuar në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm Turk.

“Forcat e armatosura turke po ekzekutojnë detyrat e tyre me vendosmëri brenda rregullave të angazhimit”, ka shtuar ushtria turke në deklaratë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: