Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshmet ë Ukrainës.

Shumica e viktimave janë raportuar në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.

Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet më tej në raport. Gjithashtu edhe 11 spitale janë bërë shënjestër e sulmeve, duke shkaktuar dëme të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb