Autoritetet ukrainase pretendojnë se i kanë shkaktuar ushtrisë ruse 15.300 ushtarë të vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusisë i janë vrarë 15.300 ushtarë që nga 24 shkurti, kur edhe me urdhër të Vladimir Putinit u urdhërua pushtimi i Ukrainës.

Ukrainasit gjithashtu bën të ditur se forcat ruse kanë humbur 506 tanke dhe 1.556 mjete tjera të blinduara.

Në fillim të këtij muaji, ministria ruse e Mbrojtjes pati njoftuar se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, dhe 1.597 tjerë janë plagosur.

Në anën tjetër, tabloidi pro-Kremlinit mbrëmë raportoi se ka publikuar të dhënat zyrtare ku tregojnë se 9.861 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb