Akademiku Artan Fuga në rubrikën “Opinion” në News24” ka thënë se e mbështet veprimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme, ku kallëzoi penalisht për tjetërsim të fakteve Autoritetin e Dosjeve.

Fuga sqaroi se ai si politikan duhet ta bënte këtë lëvizje rreth dy muaj më parë dhe tashmë “i ka hedhur dorashkën drejtësisë”, duke kërkuar ballafaqim mes palëve dhe daljen në shesh të së vërtetës.

“Unë nuk hyj fare te dosjet se nuk i kam dosjet. Unë shikoj faktet dhe pa fakte nuk flas. Ajo që unë di nuk është përmbajtja e asaj dosje. Unë di që Autoriteti i Dosjeve ka shkelur ligjin, që ata janë të detyruar ta zbatojnë. Në momentin që Ilir Meta nuk është më President i Republikës, është një qytetar si unë si ju, ai ka të drejtën të ruaj privatësinë e vetë. Çdo njeri kërkon të hapet, zbulohet dosja e tij, por Ilir meta s’ka kërkuar të hapet dosja e tij. Po ku e gjen të drejtën Autoriteti i Dosjeve të njoftojë Kuvendin në mënyre alarmante, kur s’ishte alarmante dhe jo e detyruar nga ligji. Dhe për çfarë arsye duhet të dilte Kryetarja e Kuvendit dhe të thoshte se I.M. është agjent i sigurimit, duke zbuluar dosjen e tij. Për të gjitha këto ne duhet të dalim dhe të hartojmë një ligj të ri. Unë them se zoti Ilir Meta megjithëse si qytetar nuk është ai që duhet të provojë pafajësinë e tij. Këtë e bënte inkuizicioni, por etika e sotme juridike, nuk kërkon mua të tregoj pse jam i pafajshëm. Ata që e akuzojnë duhet të japin fakte për ta provuar akuzën.

Ilir Metës i duhej 2 muaj më parë ta bënte këtë veprimin që bëri sot. Ai ka hedhur dorashkën, ne si qytetarë jemi të qartë, palët do shkojnë në gjyq dhe atje do sqarohen Veprim i vonuar, por i drejtë. Autoriteti i Dosjeve pse si do thotë. Unë di se nëse në media është gënjyer, AD ka të drejtë”, tha Fuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb