Të jesh mësues në çdo kohë mbetet një sfidë, një profesion që tregu i punës e vë përballë pasionit dhe mbijetesës. Si pasojë e pandemisë së Covid-19, marsin e kaluar sistemi arsimor është prekur rëndë deri në mbyllje të shkollave e transferimit të mësimit në platformën on line.

Përshtatja me ndryshimet kalon përtej mundësive, por merita shkon tek mësuesit, prindërit që prej muajsh bashkëpunojnë që fëmijët të mos humbasin asnjë inofrmacion të rëndësishëm. Intervista  me mësuesen e letërsisë  në Tiranë, në emër të të gjithë mësuesve në Shqipëri, e bëri më të prekshëm realitetin.

Oriana Osmani Moja, nga shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi”, thotë për emisionin “Vila 24” në “News 24” se pas izolimit, në raportin njerëzor duhej menduar ekzistenca, por edhe ruajtja e rolit të mësuesit për shkak të shkëputjes së nxënësve nga mjedisi fizik i klasave. Ajo e konsideroi të vështirë nisjen e procesit  këtë shtator edhe pse në kushte të masave higjenike të marra, ndërsa vlerësoi edhe mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve.

E pyetur nga moderatorja Androniki Kolka për përvojën e gjatë në mësimdhënie, prej 20 vitesh, Moja thotë se një kontribut në pedagogji duhet dhënë me përkushtim e profesionalizëm dhe se një mësues i mirë nuk bëhet autoritar nëse vë notën 4, por kur jep dijet e tij tek nxënësit dhe krijon raporte të balancuara.

Më tej mësuesja shpreh edhe keqardhjen që shumë pak nxënës kanë zgjedhur lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe si prioritare në formularët e Maturës Shtetërore dhe kjo sipas saj vjen për shkak të tregut të punëse pse ata si staf ofrojnë këshillime shumë të mira karriere. Në mbyllje të kësaj interviste, Moja tregon për emocionet që i falin nxënësit dhe veçon ata që kërkojnë shumë nga vetja përmes aktivizimit në mësim dhe projekteve ambicioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: