KAIRO– Autoriteti Shtetëror Islamik i Egjiptit e ka konsideruar si një provokim, publikimin e planifikuar të karikaturave të Profetit Muhamed nga revista satirike franceze “Charlie Hebdo”.

“Ky veprim është një provokim i pajustifikuar që prek ndjenjat e 1.5 miliardë myslimanëve,” – thuhet në deklaratën e Autoritetit. – “Këto publikime ngrenë një valë të re urrejtjeje në shoqërinë franceze dhe atë perëndimore. Ajo që revista është duke bërë nuk i shërben bashkëjetesës dhe dialogut kulturor, për të cilin myslimanët aspirojnë.”

Ky institucion e dënoi sulmin e përgjakshëm në zyrat e revistës, javën e kaluar nga xhihadistët, për shkakun se ajo botoi pamje satirike të profetit mysliman. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë myslimanëve, që të mos përfshihen në akte dhune,”- bëri thirrje Autoriti Shtetëror Islamik i Egjiptit, pas ngjarjes. – Ne e dënojmë dhunën dhe e respektojmë lirinë e mendimit, ashtu siç pala tjetër duhet ta kuptojë se ne e duam Profetin Muhamed.”

“Charlie Hebdo”, revista franceze që u bë objekt i sulmit terrorist me 12 të vdekur në Francë, vendosi të ribotojë karikaturat për Profetin Muhamed dhe kreun e ISIS-is, si kundërpërgjigje të sulmeve dhe vendosmërisë për të mos e ndalur shprehjen e fjalës së lirë. Këtë radhë ajo u publikua në tre milionë kopje dhe në 16 gjuhë të ndryshme.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: