Autoriteti Portual Durrës, ka njoftuar se nuk janë paraqitur probleme apo vonesa në mbërritjen e trageteve.

Ndonëse është paralajmëruar për një mot të paqëndrueshëm, Autoriteti Portual Durrës theksoi se situata është e qetë.

“Era fryn me drejtim Jug-lindje dhe arrin deri në 20 m/s dhe lartësia e dallgës se detit arrin në 2.5-4 m, ku forca shkon 5-6 ballë. Nuk janë krijuar vonesa në mbërritjen e trageteve, janë akostuar ne orar. Ndërkohë anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm janë bregëzuar në kalatat portuale për shmangien e avarive detare. Nuk ka problematika në përpunim për anijet tregtare(për momentin)”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb