Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max së fundmi ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

E njohur si bionde shumicën e kohës me një stil të shkurtër të flokëve, 28-vjeçarja tashmë ka bërë flokët ngjyrë të kuqe.

Në disa imazhe që ndau me fansat në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 2.6 milionë persona, krijuesja e hitit “So Am I” shihet gjysmë e zhveshur teksa flokët e gjata ia mbulonin gjoksin.

  • foto galeri
  • foto galeri

“O Zot ajo është e çmendur”, ka shkruar artistja e njohur në mbishkrimin e fotos të realizuar para pasqyrës.

Fansat e saj të shumtë e mirëpriten këtë ndryshim të këngëtares duke bërë komente pozitive sipër postimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: