SHBA

Ndonëse po qëndron në vetëizolim Ava Max, nuk po rri duarkryq. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, është duke punuar për këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar, mjaft të njohur.

Bëhet fjalë për filmin e ri “Scoob”, i cili vjen si një ripërpunim i veçantë i personazhit të famshëm “Scooby Doo”. Për kolonat zanore të këtij albumi janë përgatitur rreth 12 këngë, të cilat janë përfshirë në një album, njërën prej të cilave e interpreton artistja shqiptare.

“On Me” titullohet kolona zanore të cilën do ta këndojë Ava Max, në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown dhe do të publikohet më 15 maj.

E lumtur për këtë projekt, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me ndjekësit në Instagram një pjesë të vogël të këngës, shoqëruar me animacionet e filmit.

“E entuziazmuar ta ndajë “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Brown” shkroi ajo në mbishkrimin e videos.

Filmi i ri “Scoob!” sjell historinë e qenushit të famshëm Scooby Doo me mënyrën se si ai u njoh me shokun e jetës, Shaggy, dhe se si më pas ata u takuan për herë të parë me detektivët tjerë: Fred, Velma dhe Daphne për të formuar grupin “Mystery Inc”.

Më vonë, Scooby Doo dhe banda mësojnë se Scooby ka një sekret në trashëgimi dhe një fat epik. Filmi do të jetë shfaqet në të gjitha kinematë e botës prej datës 15 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: