Ndërsa Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha janë të konfirmuara tashmë në tregun ndërkombëtar të muzikës, bukuroshja e lindur në SHBA, me prindër nga Saranda, ka nisur të shkëlqejë.

Të premten Ava ka vizituar zyrat e NBC për të interpretuar në spektaklin televiziv, “Today”. 24-vjeçarja ka performuar hitin botëror, “Sweet But Psycho” dhe ka biseduar me Hoda Kotb dhe Carson Daly në lidhje me suksesin e kësaj kënge.

Në këtë rast, Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona të lëkurës, ndërsa shoqërohej edhe nga dy valltare për ta kompletuar performancën.

Pak ditë më parë, kënga e Ava Max është kritikuar për shkak të videoklipit të saj, por ajo vazhdon të marrë shikime të shumta në “Youtube”, të cilat janë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: