TIRANE- Linja e ujësjellësit e Shën Mërisë, e cila furnizon me ujë qytetin e Tiranës, ka pësuar një avari mëngjesin e sotëm. Si pasojë e këtij defekti, disa zona në kryeqytet do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se grupet e punës tashmë janë angazhuar për riparimin e kësaj avarie, dhe për të rikthyer në funksion linjën e furnizimit me ujë.

“Do të ketë kufizime të furnizimit me ujë në disa zona. Kufizime do të ketë tek Komuna e Parisit, blloku i Vilave Amerikane, tek “3 vëllezërit Kondi”, spitali i Sanatoriumit, zona e Shkozës, zona e Saukut, dhe tek Qyteti Studenti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizime Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: