Regjisori James Cameron ka bërë të ditur se shfaqja e vazhdimit të filmit “Avatar” është shtyrë për vitin 2017.
Pjesa e dytë e filmit ishte paralajmëruar të shfaqej në dhjetor të vitit 2016, por fituesi i çmimit Oskar ka thënë se skenari është bërë shumë i komplikuar.
“Janë një sërë komplikimesh në skenar, pasi vazhdimi përbëhet nga tre filma”, ka sqaruar ai.
Cameron ka shtuar se qëllimi i tij është që deri në fund të muajit janar të përfundojë me skenarin e filmave dhe nga shkurti të fillojë xhirimin e vazhdimit të “Avatar”.
“Avatar” është filmi më fitimprurës në historinë e kinematografisë, pasi theu arkat filmike me 2.8 miliardë dollarë përfitime.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: