“Avatar: Rruga e Ujit” është në krye të shitjes së biletave dhe ka tejkaluar 1.5 milionë dollarë në fatura duke bërë histori.

James Cameron shton një tjetër hit të madh global në repertorin e tij pasi ‘Avatar 2’ kaloi edhe ‘Top Gun: Maverick’ si filmi më i suksesshëm komercial i vitit 2022.

Sipas raporteve të huaja, Avatari do të vazhdojë të shfaqet pafundësisht në kinema, pasi frekuentimi i njerëzve është vazhdimisht në rritje.

Filmi hyri në Top 10 të filmave më të suksesshëm komercial të të gjitha kohërave, duke justifikuar besimin që Disney i dha Cameron-it, me koston e lartë të prodhimit që ishte diskutuar disa herë. Tani, Avatar jo vetëm që është bërë fitimprurës, por po thyen rekordet njëri pas tjetrit.

Sipas Deadline, filmi pritet të kalojë “Avengers” të Marvel dhe të ngjitet në vendin e 9-të në të ardhurat më të mëdha të të gjitha kohërave në mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb