Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur nga Uashingtoni para takimit në Shtëpinë e Bardhë me delegacionin serb.

Hoti ndryshe nga herët e tjera , u duk mjaft optimist pasi thotë se ka prirje pozitive. Më tej ai sqaron edhe kushtin, teksa shprehet i bindur se me Serbinë nuk flitet asgjë tjetër përveç njohjes.

Sot pritet një ballafaqim Hoti- Vuçiç në prani të SHBA, teksa do të diskutohen tema të zhvillimit ekonomik dhe projekte inovatore. Por Uashingtoni Zyrtar ka lënë të hapur edhe pjesën e temave politike vetëm nëse dy palët bien dakord.

“Sot filluam me shumë pozitivitet takimin në Shtëpinë e Bardhë, diskutuam projektet e zhvillimit ekonomik mes të dyja vendeve. Pritjet i kemi jashtëzakonisht pozitive. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç se për njohje reciproke. Unë besoj që marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë dhe që është vetë njohja reciproke”, ka thënë ai.

Ky është takimi i dytë i thirrur nga SHBA, pasi ai i pari u anulua nga Kosova prej publikimit të aktakuzën nga Prokuroria Speciale e Hagës për Presidentin Thaci. Me atë rast e anuloi udhëtimin edhe kryeministri Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb