KOSOVA

Kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar partitë opozitare që të marrin rolin e mbikqyrësit të dialogut Kosovë- Serbi.

Hoti thotë se do të kërkojë një komision parlamentar vetëm për dialogun dhe do informojë opozitën për dialogun kurdo që ata duan.

 

Hoti hap siparin e rifillimit të dialogut Kosovë- Serbi më 27 qershor bashkë me Thaçin në Shtëpinë e Bardhë teksa ka vendosur disa pika kyçe, që ai të jetë kryenegociator nga Kosova si dhe s’ka shkëmbim territoresh.

 

Sot pata kënaqësinë që t’i pres përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, të cilëve ua prezantova kornizën për dialogun. Gjatë këtyre dy javëve kemi pasur takime intensive me ambasadorët e QUINT-it, me komunitetin akademik në Akademinë e Shkencave, me shoqërinë civile, tash me forumin e liderëve të partive politike. Ne e kemi kompletuar atë mozaikun e nevojshëm të krijimit të konsensusit shoqëror dhe shtetëror në Republikën e Kosovës për procesin e dialogut!

Unë do të kërkoj themelimin e komisionit paralamentar për dialog dhe ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Do ju qasem liderëve të opozitës kudo që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar rreth dialogut.

#QeveriaHoti #RKS


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb