Një aventurë që fatmirësisht ka përfunduar mirë dhe pa probleme për dy turiste gjermane në Sarandë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se dy turistet kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre që nga mesdita e sotme. Mësohet se vajzat kishin marrë me qira një pedalone në një prej plazheve të Ksamilit, por nuk janë kthyer për orë të tëra.

Shtetasi K. Daci, ka denoncuar ditën e sotme mungesën e dy pedaloneve në policinë kufitare të Sarandës. Sipas tij, pedalonet i kishte dhënë me qira tek dy turiste të huaja që prej mesditës dhe ato nuk ishin kthyer për disa orë. Me marrjesn e njoftimit policia kufitare e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke janë vënë në kërkim.

Pas disa orësh dy pedalonet janë gjetur te shtyra nga rrymat detare, në ujërat greke. Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ia ka dorëzuar palës shqiptare. Dy pedalonet bashkë me dy shtetaset e huaja, me shtetësi gjermane janë sjellë në portin e Sarandës. Mësohet se dy vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në operacion për kthimin e tyre në tokë kanë marrë pjesë forcat e policisë kufitare të Sarandës dhe ato greke.

Ksamil/Sqarim
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, për 2 turiste që janë larguar me një pedalone, rreth orës 13:00 dhe nuk janë kthyer më, sqarojmë se:

Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre.

Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb