SIRI

Selva është 4 vjeç dhe familja e saj është larguar nga Idlib në Siri për t’iu shpëtuar bombardimeve, të cilat në ditët e fundit janë intensifikuar pas një ofensive të nisur nga forcat e regjimit ndaj bastionit të fundit të rebelëve.

Edhe pse strehohen në Sarmada prej kohësh, bombat e hedhura nga avionët dëgjohen herë pas here dhe babai i saj mundohet të krijojë një lojë që vogëlushja e tij të mos trembet nga shpërthimet e tyre.

“E kam bërë të besoj se është zhurma e armëve lodër”-shpjegon babai i vogëlushes në rrjetet sociale. Loja titullohet “Është avion apo bombë” dhe kush e gjen duhet të qeshë me të madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb