Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës deri më tani është ngrirë, pasi palët kanë nënshkruar një armëpushim të përkohshëm pas 11 ditësh luftimesh.

Aleati më i madh i Izraelit në këtë konflikt, por jo vetëm, janë SHBA-të. Ndaj për këtë arsye, BBC, ka bërë një analizë se si një nga shtetet më të fuqishme në botë, do të ndihmojnë vendin hebre në këtë konflikt.

Sa ndihmë jep SHBA?

Në vitin 2021, SHBA adresoi në drejtim të Izraelit një fond ndihme prej 3.8 miliardë dollarësh, si pjesë e një angazhimi vjetor afatgjatë të nënshkruar që në kohën kur President i vendit ishte Obama. Thuajse e gjithë shuma, u përdor nga Izraeli për rinovimin e ushtrisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Barack Obama në vitin 2016, e në total, SHBA do i japë Izraelit 38 miliardë dollarë, deri në vitin 2028.

Si i ka përdorur Izraeli paratë e SHBA?

Ndihma e dhënë ndër vite nga SHBA, ka bërë të mundur që Izraeli të ndërtojë një nga ushtritë më të përparuara të botës, duke pasur në organikën e saj, pajisje të sofistikuara ushtarake. Izraeli ka plot 50 aeroplanë luftarakë F-35, që përdoren për sulmet me raketa.

Sipas përllogaritjeve një aeroplan kushton rreth 100 milionë dollarë secili. Gjithashtu, Izraeli ka bërë të mundur edhe “kupolën e hekurt”, e cila, aktivizohet automatikisht sa pikas prezencën e raketave të huaja në territorin që mbulon.

Kjo ka ardhur si pjesë e një donacioni nga SHBA, e cila në total ka kapur shifrën e 1.6 miliardë dollarëve. Përveç kësaj, SHBA ka shpenzuar miliona dollarë në zhvillimin e teknologjisë ushtarake, hapjen e tuneleve nëntokësore, mjeteve të shumta përgjuese etj.

Ndihma që SHBA i ka ofruar Izraelit krahasuar me vendet e tjera?

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Izraeli ka qenë shteti që ka marrë më së shumti ndihma nga SHBA. Një invesgigim i USAID, ka zbuluar se Izraeli është vendi i dytë që ka marrë më së shumti ndihma nga SHBA, sa i përket atyre ushtarake.

E para renditet Afganistani, ose më saktë, jo shteti, por ushtrisë amerikane që prej vitesh qëndron atje, që pas trazirave të 2001. Por me vendimin e SHBA për të tërhequr trupat e saj nga Afganistani, Izraeli kthehet në vendin që ajo ka ndihmuar më shumë në Lindjen e Mesme. Egjipti dhe Jordani gjithashtu janë marrësit kryesorë të ndihmës amerikane, por ata renditen pas Izraelit në këtë drejtim.

Pse SHBA i japin Izraelit kaq shumë ndihmë?

Ka një numër arsyesh pse SHBA. i jep kaq shumë ndihmë Izraelit, përfshirë angazhimet historike që datojnë që nga mbështetja e SHBA-së për krijimin e shtetit hebre në 1948.

Për më tepër, Izraeli shihet nga SHBA si një aleat i rëndësishëm në Lindjen e Mesme – me qëllime të përbashkëta dhe një angazhim të ndërsjellë ndaj vlerave demokratike.
Shërbimi i Kërkimeve i Kongresit Amerikan thotë:

“Ndihma e huaj e SHBA.-së ka qenë një komponent kryesor në çimentimin dhe forcimin e këtyre lidhjeve. Zyrtarët amerikanë dhe shumë ligjvënës e kanë konsideruar Izraelin si një partner jetik në rajon.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: